Në bazë të Parimeve Bazë të KB , Kartës Evropiane të të Drejtave Themelore dhe Rolit të Avokatëve , shtetet janë të obliguara , të sigurojnë mbështetje juridike falas , për grupet me gjendje të vështirë financiare (pafavorshme) dhe grupet e cenueshme .
Neni 3 i Parimit Bazë të KB thotë që “Qeveritë duhet të sigurojnë parashikimin e fondeve të mjaftueshme dhe burime të tjera për shërbimet ligjore të të varfërve, dhe sipas nevojave, për personat në nevojë” .
Shteti i Kosovës e kuptoj rëndësin dhe rolin e ndihmës juridike falas dhe në përputhje me Kapitullin 11.2 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme të Kosovës themeloj Komisionin për Ndihmë Juridike (KNJ) . Komisioni funkcionin e vet e kryen në mënyrë të pavarur . Është organ i parë dhe i vetmi i llojit të këtill në regjionin e Evropës Jug-Lindore , misioni i të cilit është të siguroj ndihmë juridike qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilëve i është mohuar qasja e barabartë në drejtësi , për shkak të mungesës së mjeteve materiale .
Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] ,në paragrafin 6 parasheh. “ Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi ”.
Duke u zotuar për ofrimin e ndihmës juridike falas dhe duke njohur se qasja e barabarte ne drejtësi është çështje e zbatimit të ligjit dhe njëkohësisht çështje e të drejtave të njeriut , KNJ i është përmbajtur procedurave standarde të veprimit te përcaktuara në Rregulloren e UNMIK-ut për Ndihme Juridike 2006/36 , duke i ofruar ndihmë juridike te drejtpërdrejtë , qytetareve të Republikës së Kosovës me gjende te vështire ekonomike .
Gjatë realizimit të misionit të vet , KNJ ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë transparente dhe konsultative , me qëllim të përpushjes së synimeve të veta në procesin e zhvillimit të një sektori të mirëfilltë të sistemit të drejtësisë .